Arsenal, ide e re për sulmin: Lacazette dhe para për yllin e La Liga-s

30 Shtator 2021
16:33
Denis Hakanaj
back button

Arsenal po mendon të përforcojë sulmin.

Duke parë se kontrata e Alexandre Lacazette skadon qershorin e ardhshëm, Topçinjtë mund ta përdorin francezin si kundër-ofertë teknike në merkato.

Sipas La Razon, objektivi kryesor i klubit anglez është Youssef En-Nesyri të Sevilla-s.

Për të bindur andaluzët që të heqin dorë nga sulmuesi i tyre, Arsenal është gati të ofrojë Lacazette dhe një shumë parash.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit