Arsenal po përgatitet për ndeshjen e kthimit në “Bernabeu” ndaj Real Madridit. “Topçinjtë” synojnë dy “gola të mëdhenj” ndaj madrilenëve, i pari dhe kryesori është elminimi nga Champions League, i dyti është të tentojnë për transferimin e Arda Guler gjatë verës.
Pavarësisht moshës së tij të re, Arda Guler e ka shfaqur tashmë personalitetin e tij në fushë, si me kombëtaren turke, ashtu edhe në ato pak minuta që ka luajtur me Real Madridin. Sidoqoftë, konkurrenca në klubin madrilen është e lartë dhe kjo mund t’i hapë derën që ai të largohet në kërkim të një ekipi ku të ndihet më i rëndësishëm dhe Arsenali mund të jetë zgjedhje ideale për të.
Sipas mediave angleze, Arsenal është i gatshëm të ofrojë deri në 35 milionë paundë për kartonin e 20-vjeçarit. Te Reali e vlerësojnë shumë djaloshin turk dhe duket e vështirë që ata të heqin dorë për një shumë sa ajo e ofruar nga “Topçinjtë”.
Gjithsesi, mund të jetë vetë lojtari që të kërkojë largimin në verë dhe klubi madrilen do jetë i detyruar të pranojë vendimin e tij. Në fund të sezonit aktual pritet të merret një vendim final ëpr të ardhmen e Arda Guler, për të cilin ka një interes të madh nga shumë klube të njohura.







