Arsenal mposht Chelsea-n dhe ngushton diferencën në renditje

19 Janar 2019
20:26
back button

Arsenal ka triumfuar 2-0 në derbin londinez ndaj Chelsea-t në Emirates pasditen e së shtunës. 

Supersfida e javës së 23-të ka përfunduar në favor të Topçinjve, të cilët me këtë fitore i janë afruar Chelsea-t që ndodhet në vend të katërt dhe ndodhen me pikë të barabarta me Man United. 

Falë dy golave të shënuar në pjesën e parë, Arsenal ka ruajtur pa vështirësi avantazhin pas pushimit, por i vetmi lajm i keq është dëmtimi në gju i Hector Bellerin, i cili përgatiti golin e parë për Lacazette. 

Goli i dytë është shënuar nga mbrojtësi Koscielny, ai ishte goli i tij i 20-të në Premier League. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit