Arsenal parakalon Chelsea për yllin e Premier, ofron 60 milionë euro për 21-vjeçarin

27 Janar 2023
12:38
Telesport
back button

Skuadra e Arsenal e ka rritur në 60 milionë euro ofertën për mesfushorin ekuadorian Moises Caicedo, që luan në Premier League me Brighton. Lajmin e konfirmoi “Sky Sports”, që konfirmoi se për mesfushorin 21-vjeçar është interesuar edhe Chelsea.

Pra, një derbi londinez për të marrë mesfushorin e talentuar, që këtë sezon ka shpërthyer me skuadrën e Brighton. Kjo situatë duket se ka kënaqur ekipin e Caicedo, që pret ofertën më të mirë për të lënë të lirë lojtarin.

Gjithsesi, trajneri De Zerbi i ka kërkuar klubit që lojtari të qëndrojë deri në fund të sezonit me Brighton, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2025. Në rast se lojtari do të largohet, skuadra do të gjejë një zëvendësues, por vështirë se ky transferim mund të ndodhë që në janar.

Oferta prej 60 milionë eurosh nga Arsenal mund të ndryshojë gjithçka, ndërkohë që merkato e janarit është drejt fundit. Tashmë pritet reagimi i Chelsea, nëse do të barazojë ofertën e “topçinjve” apo gjithçka do të vendoset nga dëshira e lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit