Arsenal përgatit goditjen e bujshme, vihet në lëvizje për yllin e rivalëve

24 Shtator 2020
19:39
Denis Hakanaj
back button

Sipas Sky Sports, Arsenal do të provojë të marrë Jorginho nga Chelsea.

Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta, ka qenë pjesë e ndërtimit të Manchester City-t të Pep Guardiola-s kur ata donin të merrnin italianin nga Napoli në 2018-ën.

Jorginho zgjodhi të transferohej te Chelsea i Maurizio Sarri-t dhe vazhdon të jetë një opsion në mesfushën e Frank Lampard.

28-vjeçari ka luajtur titulluar në të dy ndeshjet e para të këtij sezoni të premier League, por duhet të luftojë për një vend në formacion me N’Golo Kante, Mateo Kovacic dhe Billy Gilmour.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit