Arsenal përmbys Liverpool-in, dy gabime ndëshkojnë Të Kuqtë

15 Korrik 2020
23:14
Denis Hakanaj
back button

Arsenal ka mposhtur 2-1 me përmbysje Liverpool-in në javën e 36-të të Premier League.

Ka nisur gjithçka mirë për kampionët e Anglisë, që kanë kaluar në avantazh në minutën e 20-të me Mane.

Reagimi i Topçinjve ka ardhur në harkun e 12 minutave falë dy gabimeve të miqve.

Një top i humbur nga Van Dijk i ka dhënë mundësinë Lacazette-s të barazojë ndeshjen në minutën e 32-të.

Gabimi tjetër i Të Kuqve ka ardhur nga portieri Alisson dhe ka çuar te goli i përmbysjes i shënuar nga Nelson.

Arsenal ngjitet në vendin e nëntë dhe shkon përkohësisht tri pikë larg zonës Europa League dhe gjashtë larg zonës Champions League kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit.

Liverpool mbetet në vendin e parë me 93 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit