Arsenal, prapaskena Aubameyang: Arteta ka një dosje kundër sulmuesit

10 Gusht 2022
12:31
Denis Hakanaj
back button

Një prapaskenë interesante është zbuluar nga dokumentari i Amazon për Arsenal-in në lidhje me Mikel Arteta-n dhe lamtumirën e ish-sulmuesit Aubameyang, i cili tani është te Barcelona.

Siç ka theksuar edhe The Sun, në fakt, në një nga episodet e dokumentarit, është folur për shkaqet që kanë çuar të largimi i sulmuesit nga Topçinjtë dhe të transferimi te Barcelona.

Duket se trajneri Arteta ka krijuar një dosje i të gjitha sjelljeve të gabuara të Aubameyang: nga vonesat dhe gjëra të tjera të vogla që kanë çuar te ndarja.

“Kam dokumentuar gjithçka me data dhe orë, se pse ndodhi dhe çfarë ndodhi më pas. Sepse e di që një ditë do të jetë e dobishme”, fjalët e teknikut të Topçinjve në dokumentar.

Në konfirmim të asaj që tha Arteta, edhe fjalët e drejtorit të operacioneve të futbollit Richard Garlick, i cili tha: “Mikel ka një dosje. Është një katalog i ‘krimeve’ që lojtari (Aubameyang) ka pasur, të cilin më pas ka çuar tek e gjitha kjo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit