Arsenal rinovon mesfushën, 3 emra “big” për të përmbysur City dhe fituar Premier

22 Maj 2023
11:16
Telesport
back button

Pasi humbi garën për titullin kampion në Premier League këtë sezon, të cilin e komandoi shumicën e kohës, skuadra e Arsenal synon të bëjë hapin e madh. Për këtë arsye, në merkaton e varës, “topçinjtë” synojnë një revolucion, duke sjellë disa futbollistë që mund të bëjnë diferencën.

Sipas “The Athletic”, trajneri Mikel Arteta ka piketuar 3 përforcimë të rëndësishme për mesfushën: Declan Rice (West Ham), Mason Mount (Chelsea) dhe Ilkay Gungodan (Manchester City). Natyrsisht që për Arsenal nuk do të jetë e lehtë afrimi i këtyre lojtarëve, duke qenë se konkuurenca është e madhe.

Arteta këmbëngul sidomos për Gundogan, të cilin e njeh mirë, duke qenë se dikur ka qenë zv.trajner i Manchester City. Mjaft i rëndësishëm edhe Rice, që ka ende edhe një vit kontratë më “hammers”, ndërsa Mount kërkon më shumë hapësira për të luajtur, duke qenë se të Chelsea një gjë e tillë është e vështirë.

Nga Arsenal konfirmohet largimi i Granit Xhaka (e kërkon Bayer Leverkusen), por edhe ndonjë emër tjetë pritet të thotë lamtumirë. Ardhja e mesfushorëve të rinj pritet të rritë ndjeshëm nivelin e këtij reparti te Arsenal, që sezonin tjetër synon sërish titullin kampion në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit