Arsenal shkon në finale, ndeshja mbyllet me sherr

9 Maj 2019
22:55
back button

Arsenal ka mposhtur Valencia-n 4-2 duke kaluar në finalen e kompeticionit. Topçinjtë mbërritën në Spanjë me avantazhin e dy golave pas fitores 3-1 në Emirates dhe kanë fituar edhe ndeshjen e kthimit. 

Gameiro ka bërë që stoli vendas të dridhet në minutën e 11’ të takimit, por Aubameyang ka barazuar gjashtë minuta më vonë. 

Alexandre Lacazette ka kaluar të tijtë në avantazh për të parën herë pas pushimit dhe ai ishte goli i nokautit për vendasit. 

Gameiro barazoi rezultatin në minutën e 58’ të takimit, por ishte Aubameyang ai që riktheu avantazhin për anglezët. 

Në minutën e 88’ të takimit Aubameyang ka kompletuar tripletën e tij duke i dhënë Arsenalit një mundësi të artë për një trofe këtë sezon. 

Në fund të takimit janë nxehur gjakrat dhe një rrëmujë e madhe ka ndodhur pranë flamurit të këndit. 

Megjithatë, pas disa çasteve situata është qetësuar dhe loja ka vazhduar normalisht. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit