Arsenali bëhet gati për eksod, Arteta ka gati 6 emra për t’i larguar nga klubi

29 Nëntor 2024
16:40
Telesport
back button

Arsenali bëhet gati për eksod. Mikel Arteta dhe drejtuesit kanë vendosur të “spastrojnë” ekipin.

Klubi londinez shpenzoi 76 milionë euro në merkaton e verës për emra si David Raya, Riccardo Calafiori dhe Mikel Merino, ndërkohë që portieri Neto dhe Raheem Sterling u morën në huazim.

Në “Emirates Stadium” po bëhen gati për të freskuar ekipin dhe për këtë duhen largime. Oleksandr Zinchenko është emri i parë në listën e zezë të Artetës, me vetëm 7 ndeshje aktivizim.

Pas tij vjen Gabriel Jesus, i cili ka luajtur vetëm si zëvendësues. Braziliani ka shënuar vetëm një gol këtë sezon dhe nuk është afirmuar dot si sulmues i parë i Arsenalit.

Lista vijon me polakun Jakub Kiwior, i cili nuk preferohet nga Arteta. E njëjta gjë vlen edhe për Albert Sambi Lokonga dhe Reiss Nelson, pa harruar mesfushorin Thomas Partey.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit