Arsenali i Artetës varet nga shqiptarët, Guardiola fut sërish përplasjet në sulm

18 Janar 2020
15:21
Eraldo Harlicaj
back button

Arsenali do të luajë ndaj Sheffield United sot në orën 16:00. Trajneri Mikel Arteta ka përzgjedhur formacionin titullar dhe në sy bie rikthimi nga minuta e parë e Shkodran Mustafit. Shqiptari do të jetë përkrah me David Luizin në qendër të mbrojtjes. Xhaka nuk mungon në mesfushë si lider, ndërsa sulmi i besohet Pepes, Lacazettes dhe Martinellit. 

Arsenal : Leno; Maitland-Niles, Mustafi, David Luiz, Saka; Torreira, Xhaka; Pepe, Ozil, Martinelli; Lacazette. 

Sheffield United: Henderson; O’Connell, Basham, Egan; Baldoc, Fleck, Lundstram, Norwood, Stevens; McBurnie, Mousset.

Pak surpriza dhe në ndeshjen e Manchester City-t kundër Crystal Palace. Guardiola luan me Cancelon si titullar në të djathtë, Stones dhe Fernandihon në qendër dhe Mendyn në të majtë. Mesfusha nuk ndryshon, ndërsa në sulm luan sërish nga minuta e parë Sergi Aguero. Argjentinasi ka lënë në stol Gabriel Jesusin.  

Manchester City: Ederson; Joao Cancelo, Stones, Fernandinho, Mendy; De Bruyne, Gundogan; Silva, Bernardo Silva, Sterling; Aguero.
Crystal Palace: Guaita; Kelly, Tomkins, Cahill, Riedewald; Zaha, Kouyate, McCarthy, McArthur, Ayew; Tosun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit