Arsenali i fiksuar me futbollistin e Milanit, e do Arteta!

21 Mars 2023
0:04
Telesport
back button

Raportet vazhdojnë të dalin që sugjerojnë se Brahim Diaz ka admirues në Premier League mes pasigurisë për të ardhmen e tij përtej verës. Sipas të fundit nga El Nacional (nëpërmjet F365), Arsenali shpreson të ndërtojë momentin që ka aktualisht duke forcuar më tej skuadrën e tyre gjatë verës, dhe trajneri i tyre Mikel Arteta e sheh Brahim Diazin si një ‘rast të ri Odegaard’.

Brahim është në të dytin nga një huazim dy-vjeçar te Milani nga Real Madrid, por mund t’i bashkohet përgjithmonë për 22 milionë euro, megjithëse raporti pretendon se drejtuesit e kuqezinjve duan që kjo shifër të ulet në mes 13-15 milionë euro.

Arteta beson se mund të bëjë të njëjtën gjë me spanjollin siç bëri me Odegaard duke nënshkruar një tjetër sulmues të talentuar “të flakur nga Madridi”. Trajneri i Topçinjve me sa duket është ‘i fiksuar’ pas Diaz dhe beson se ‘ai mund të ketë një rol shumë udhëheqës në Arsenal’.

23-vjeçari ka shënuar pesë gola në 29 ndeshje për Milanin këtë sezon dhe e ka mbajtur nënshkrimin e madh të verës Charles De Ketelaere jashtë 11-tës startuese për pjesën më të madhe gjithashtu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit