Arsenali kryeson “ankandin”, ofron 50 milionë për yllin e Real Madridit

25 Qershor 2019
12:23
Alfred Lleshi
back button

Paraqitja e jashtëzakonshme me Spanjën, në Europianin U-21, e ka bindur plotësisht Arsenalin për të zyrtarizuar ofertën. Në fokus është Dani Ceballos, lojtar i Real Madridit, që kërkohet nga disa klube të kontinentit. Ai nuk përshtatet me planet taktike të trajneri Zinedine Zidane, ndaj konsiderohet në shitje. Edhe Milani ka kërkuar të njihet me çmimin e tij, për të parë mundësitë nëse mund ta marrë në “San Siro”. 

Sidoqoftë, nga Anglia sigurojnë se Unai Emery do ta ketë “nën armë” në të ardhmen futbollistin spanjoll. “Daily Star” thotë se “Topçinjtë” janë gati të paguajnë 50 milionë euro për mesfushorin andaluzian, aq sa kërkojnë “Los Blancos”. Gjithashtu, vetë lojtari është në favor të kërkimit të sfidave të reja profesionale, pasi e di se nuk është në planet e trajnerit të tij aktual. 

Tani për tani, fokusi i tij është fitimi i titullit me Spanjën, në Europianin U-21. Pastaj, kur të kthehet në shtëpi, do të jetë koha për të zgjedhur. Sipas shtypit anglez, duket se aventura në Premier League i pëlqen më së shumti, aq më tepër Arsenali, ku do të drejtohet nga një trajner spanjoll, që po ngulmon shumë për të. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit