Arsenali ofron 30 mln euro për talentin e lindur në ishullin e vogël, Celtic refuzon!

21 Korrik 2019
22:08
Anton Cicani
back button

Arsenal vazhdon të jetë në "presing" për talentin e Celtic, mbrojtësin 22 vjeçar Kieran Tierney. Një futbollist me të ardhme të ndrritur, të paktën nga raporti i shkruar nga mediat skoceze dhe jo vetëm.

Sipas "Sky Sports UK", topçinjtë kanë arritur te një ofertë që prek 30 mln eurot, me bonuset e përfshira (28 mln euro pa bonuse), por skocezët nuk dëgjojnë nga ai krah dhe duan më shumë, duke qenë se e konsiderojnë Tierney një talent me të ardhme dhe një xhevahir.

Tierney ka lindur në Isle of Man (Douglas), një ishull i vogël. Por që 10 muajsh, i ati dhe e ëma u spostuan në Skoci. Ai ka luajtur deri më shumë se 100 ndeshje me Celtic, por edhe mbi 10 ndeshje me Skocinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit