Arsenali refuzon ofertën e parë të Romës për Granit Xhaka, Mourinho gjen alternativën! Vëzhgohet edhe talenti suedez, por…

16 Qershor 2021
17:59
Telesport
back button

Roma vazhdon të jetë e interesuar për kapitenin e Arsenalit, Granit Xhaka, por oferta e parë e bërë nga e verdhekuqtë prej 13 mln eurosh është refuzuar nga topccinjtë.

Mourinho gjithashtu interesohet për mesfushorin e Aston Villa, Douglas Luiz, që mund të jetë pikërisht alternativa e Xhakës.

Ndërkohë, në Spanjë-Suedi dy ditë më parë, vëzhguesit e Romë ishin në gjendje të vlerësonin një tjetër prej emrave të sulmit, domethënë sulmuesin suedez Alexander Isak.

Real Sociedad, pronari i kartonit të tij, e vlerëson atë 40 milion euro. Shumë për arkat verdhekuqe, shkruan “Il Tempo”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit