Arsenali rinovon me talentin brazilin, ishte nën monitorimin e Jurgen Klopp

3 Shkurt 2023
10:51
Alfred Lleshi
back button

Gabriel Martinelli ka nënshkruar një kontratë të re me Arsenalin, duke u bërë një prej lojtarëve më të paguar në klub. Martinelli ka rinovuar deri më 2027 dhe do të përfitojë 180 mijë stërlina në javë. 21-vjeçari, tani në sezonin e tij të katërt në veri të Londrës, ka luajtur 111 ndeshje me ekipin e parë në të gjitha kompeticionet.

Talenti brazilian, i cili përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës së fundit në Katar, bëri 36 paraqitje në ekipin e parë sezonin e kaluar dhe u votua si lojtari i muajit në dhjetor 2021 e janar 2022. Forma e mirë e sulmuesit të ri ka vazhduar edhe në këtë sezon, duke qenë gjithmonë i pranishëm në formacionin fillestar në Premier League për 19 ndeshjet e para të sezonit.

Ai ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat deri më tani, duke shënuar 7 herë në proces. Gabi e filloi karrierën e tij në klubin e Sao Paulo Ituano, duke bërë debutimin si 16-vjeçar dhe shënuar golin e parë në shtator 2018, vetëm tre muaj pasi mbushi 17 vjeç. Ai u emërua “Lojtari i Ri i Vitit” në “Campeonato Paulista” sezonin e ardhshëm.

Karriera e plotë ndërkombëtare filloi në mars 2022, kur forma e tij u shpërblye me një debutim për kombëtaren e Brazilit. Kjo ndodhi më pak se një vit pasi ai kishte qenë pjesë e skuadrës U-23 që fitoi medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020”.

Drejtori sportiv i Arsenalit, Edu tha: “Është mirë që Gabi ka nënshkruar një kontratë të re me ne. Themelet e skuadrës sonë vazhdojnë të ndërtohen mbi talentin e ri. Gabi është ende vetëm 21 vjeç dhe një lojtar me aftësi e personalitet të madh. Ai është një pjesë e rëndësishme e së ardhmes sonë, ne jemi të kënaqur që kemi rënë dakord për një kontratë të re”.

Ndërsa trajneri Mikel Arteta, shtoi: “Ne jemi të kënaqur që Gabi ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë. Mbështetësit tanë e shohin cilësinë dhe energjinë e tij çdo herë që vesh fanellën. Ai është i njëjtë çdo ditë në stërvitje, me punën e tij të palodhur dhe vlerat pozitive.

Gabi është ende shumë i ri, kështu që ne e dimë se ka ende shumë për të dhënë. Është mirë që do të jemi në këtë rrugëtim së bashku. Tani jemi të emocionuar të vazhdojmë të zhvillojmë talentin e tij të madh dhe mezi presim ta shohim të performojë me Arsenalin në vitet në vijim”.
Përgatiti: Veronik ISTREFAJ

Lajme të tjera

Lajmet e fundit