Arsenali tremb PSG-në me çmimin që i vë talentit francez

17 Shkurt 2019
17:03
back button

Paris Saint-Germain i ka kërkuar informacion Arsenal-it për talentin Matteo Guendouzi, të cilin “Gunners” e morën nga Lorient në Francë për 7 milionë paund në merkaton e verës.

Francezi arriti të fitojë besimin e trajnerit Unai Emery dhe në kaq shumë talente që nuk kanë çarë dot te Arsenal, 19-vjeçari ia doli të zërë një vend titullari në skuadër.

Për këtë, drejtuesit e klubit nuk preferojnë që ta largojnë talentin e tyre dhe i kanë vënë çmimin 60 milionë euro, shumë e cila ka sprapsur PSG-në, duke hequr dorë menjëherë nga interesi për mesfushorin.

Në sezonin e tij të parë me Arsenal, Guendouzi ka luajtur në 33 ndeshje dhe ka arritur të shënojë edhe një gol, ndaj Qarabag, në Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit