Arsenali zyrtarizon blerjen e re, nis direkt stërvitjen para superndeshjes! Por një e vërtetë e hidhur del mbi sjelljen e tij

20 Janar 2023
19:19
Telesport
back button

Në një merkato shumë të qetë në të gjithë Evropën, Premier League është një përjashtim i madh dhe sot Arsenali ka zyrtarizuar nënshkrimin e Leandro Trossard. Belgu u transferua nga Brighton për rreth 30 milionë euro bashke me bonuse.

Marrëdhënia lojtarit belg me trajnerin e tij te Brighton, De Zerbi, dhe kontrata drejt skadimit pa mundesi rinovimi, favorizuan një marrëveshje shumë të dëshiruar nga Topçinjtë dhe trajneri Michael Arteta. Trossard është sulmuesi që i garanton më shumë alternativa pas dëmtimit të Gabriel Jesus. Arsenalit iu desh të ngrinte flamurin e bardhë per te siguruar Mudryk, por megjithate e dinin se nje mundesi tjeter do te ofrohej…

Në tre vjet te Brighton në Premier League, belgu ka pasur një performancë të nivelit të lartë dhe në rritje. 20 gola dhe 9 asistime me 7 gola të shënuar vetëm në pjesën e parë të këtij sezoni. Ai do të luajë në të majtë duke u alternuar me Martinellin, por me aftësitë e tij do të jetë në gjendje të shkojë drejt qendrës ose nëse është e nevojshme të ndryshojë krahët.

“Ne jemi vërtet të lumtur që e kemi atë. Ai është një lojtar që e kemi ndjekur prej kohesh… kishim nevojën të kishim një lojtar në vijën e parë, i cili është mjaft i gjithanshëm për të luajtur në pozicione të ndryshme”, u shpreh Arteta.

Po sot ka ardhur edhe komenti i ish-trajnerit te tij De Zerbi… “E kuptova që donte të largohej dhe më vjen keq për periudhën e fundit, por preferoj kur njerëzit janë të qartë dhe nuk kanë sjellje të caktuara. Megjithatë, unë mendoj se ky është një ekip i mirë dhe mund të luajë mirë me dhe pa të. Gjithmonë mund të përmirësohesh në merkato, mund të blesh lojtarë të rinj, por ne jemi një ekip i nivelit të mirë me lojtarë shumë të mirë. Nuk është e lehtë të përmirësohemi, por nëse ka mundësi do të bëjmë diçka”.

Sipas gazetarit te TalkSport Charlie Haffendem ne fakt “Adam Lallana ishte lojtari me të cilin Leandro Trossard pati një ‘sherr’ në stërvitje para se të largohej nga Brighton, jo Lewis Dunk siç spekuluan shumë. Lallana, i cili ka respektin e të gjithe dhomës se zhveshjes, ishte i pakënaqur me joprofesionalizmin e Trossard, aq sa ne stervitjet e fundit ka ngritur zerin. Sipas tij lojtari kishte vendosur largimin dhe kishte leshuar totalisht duke bere stervitje sa per te shtyre ditet…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit