Arsyeja pse Gazidis kërkon të shkarkojë Leonardo-n

16 Maj 2019
22:17
back button

Leonardo mund të largohet nga Milan pas vetëm një viti te kuqezinjtë. Ivan Gazidis është duke planifikuar një tjetër revolucion në klub. 

Sipas Tuttosport, ish-drejtori i Arsenalit kërkon të shkarkojë Leonardon për shkak të marrëdhënies së keqe që ai ka me trajnerin Gennaro Gattuso dhe trajneren e ekipit të femrave, Carolina Morace, e pushuar nga puna ditët e fundit. 

Aftësitë teknike të brazilianit nuk vihen në dyshim, por marrëdhënia e keqe personale me një pjesë të stafit ka bindur Gazidis të largojë Leonardo-n. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit