Arteta: Çdokush mund të shënojë gol, tashmë jemi një kërcënim për të gjitha skuadrat

5 Mars 2024
10:18
Telesport
back button

Arsenal fitoi 6-0 në fushën e Sheffield në kampionat dhe 5 gola u realizuan vetëm në pjesën e parë. Autorët e golave janë 6 lojtarë të ndryshëm, çka e bën Arsenal një ekip të paparashikueshëm në sulm.

Më pëlqen mënyra se si luajti skuadra, cilësia që treguam, agresioni që treguam me dhe pa top. Ne ishim vërtet të vendosur që në fillim. Të gjithë ishim të shqetësuar pasi është një lojë e ndërlikuar kundër një ekipi të ndërlikuar që kishte luajtur mirë kundër disa skuadrave të mëdha”, tha Arteta.

Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm. Jam i lumtur që kam në dispoziocion pas një kohe të gjatë të dëmtuar si Fabio dhe Thomas. Të shtunën duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës ndaj Brentford”, u shpreh trajneri spanjoll.

Duke folur për garën për titull, ai shtoi: “Do të jetë vendimtare nëse fitojmë ndeshjet e mbetura. Për ta bërë këtë, ne duhet të mposhtim fillimisht Brentford dhe kjo është gjëja më e rëndësishme tani. Ne po mundohemi ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ta fitojmë atë”.

Ne i duam lojtarët tanë dhe puna jonë është t’i përmirësojmë ata, t’u japim burimet dhe t’i vendosim në situata ku ata mund të eksplorojnë cilësitë e tyre. Fakti që kaq shumë po shënojnë krijon besim dhe kërcënim rreth ekipit që çdokush mund të shënojë një gol”, tha Arteta.

Duket se stërvitja 7-ditore në janar në Dubai po jep efektet e duhura: “Ne kishim një periudhë vërtet të ngjeshur dhe kishim shumë lojtarë jashtë. Patëm disa humbje pa i merituar ato. Ishte një thirrje e mirë zgjimi, për vendosjen e gjërave mënjanë, të jesh bashkë, të shijosh natyrën është një gjë pozitive”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit