Arteta nuk pranon krahasimin: Nuk jam as Klopp, as Guardiola!

31 Korrik 2020
15:53
Eraldo Harlicaj

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka mundësinë të fitojë trofeun e parë me klubin e “Topçinjëve”, pasi do të luajë finalen kundër Chelseas. Numri një i stolit ka vlerësuar Frank Lampard, por nga krahu tjetër ka kërkuar që të mos e krahasojnë me Pep Guardiolën sepse janë të kundërt.

“Si lojtar ishte ndër më të mirët dhe këtë e ka treguar. Si trajner u pa që nga periudha e tij te Derby se ka ambicie dhe kurajo të përballet me sfida. Ne jemi të dy të rinj, por nuk jemi si Klopp apo Guardiola.

“Nuk do të më pëlqente të bëja një krahasim të tillë mes nesh”, – tha ai duke u shfaqur modest. Guardiola dhe Klopp janë ndër trajnerët më të mirë në qarkullim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit