Arteta “stërkëmbësh” Guardiola, gati t’i rrëmbejë mbrojtësin e talentuar

14 Janar 2020
9:29
Telesport
back button

Skuadra e Arsenal synon t’i rrëmbejë Manchester City mbrojtësin e talentuar John Stones. Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Sun”, që shprehet se Arsenal është gati të paguajë 60 milionë euro për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit anglez.

Një lëvizje disi e bujshme kjo e “topçinjve”, me trajnerin Mikel Arteta që e njeh mirë lojtarin, duke qenë se deri një muaj më parë ka qenë zv.trajner i Manchester City. Për këtë arsye, ai kërkon ta sjellë Stones tek Arsenal, duke i prishur punë trajnerit Pep Guardiola.

Kohët e fundit Stones ka luajtur pak, fillimisht për shkak të dëmtimit dhe më pas për shkak të formës ende jo të mirë, duke qëndruar në stol. Për këtë arsye, Arteta kërkon të ndërhyjë dhe të marrë mbrojtësin, një lojtar që pëlqehet shumë nga Guardiola.

Mbrojtesi John Stones

Lajme të tjera

Lajmet e fundit