Arteta tregon pse e përjashtoi Ozil: E kam ndërgjegjen të pastër, jam treguar i drejtë me të

22 Tetor 2020
11:36
Alfred Lleshi
back button

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, këmbënguli në një konferencë për shtyp se arsyet pse Mesut Özil nuk do të luajë për ekipin janë “ekskluzivisht futbolli”. Lojtari gjerman është lënë jashtë listave për Premier League dhe “Europa League”. Pra, nuk do të jetë në gjendje të luajë për Arsenalin deri të paktën në janar.

“Ajo që mund të them nga ana ime është se është një vendim futbollistik. Ndërgjegjja ime është e pastër, sepse mendoj se kam qenë i drejtë me të. Niveli im i komunikimit me Ozil ka qenë shumë i lartë dhe mendoj se të dy dimë se çfarë të presim nga tjetri”, – tha tekniku spanjoll në një konferencë për shtyp.

Dje, Ozil iu përgjigj vendimit për ta përjashtuar nga Arsenali duke thënë se zyrtarët e klubit nuk janë treguar besnikë ndaj tij dhe siguroi se nuk do të lejojë që tetë vitet e tij në ekipin londinez të përfundojnë në këtë mënyrë. “Detyra ime është të marr më të mirën nga secili lojtar për të ndihmuar ekipin. Dua më të mirën si për Mesut, ashtu edhe për ekipin. Tani për tani nuk mund ta bëja, sepse duhej të merrja vendimin për ta lënë atë jashtë ekipit”, – përfundoi trajneri spanjoll.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit