Arthur dhe McKennie ndëshkojnë Bologna-n, Juventus ngushton diferencat me kreun

24 Janar 2021
14:30
Denis Hakanaj
back button

Juventus nuk ka gabuar dhe ka përfituar nga “hapat e gabuar” të Milan-it dhe Inter-it për të ngushtuar diferencat në renditje.

Në javën e 19-të të Serisë A, skuadra e Pirlo-s ka mposhtur 2-0 Bologna-n dhe, në pritje të rikuperimit të ndeshjes me Napoli-n, është ngjitur në 36 pikë.

Në Stadium është zhvilluar një ndeshje e luftuar dhe e pasur me raste.

Një e djathtë e Arthur (15′) e devijuar nga Schouten ka zhbllokuar ndeshjen, më pas miqtë kanë provuar të reagojnë, por janë ndalur nga Szczesny.

McKennie (71′) ka mbyllur ndeshjen me një gol me kokë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit