Arthur vazhdon të refuzojë, Juventusi gjen një aleat për ta bindur!

28 Maj 2020
12:55
Telesport
back button

Vazhdojnë tentativat e Juventusit për të arritur te Arthur i Barcelonas, teksa Pjanic ka pranuar Barcelonan dhe madje kanë rënë dakord për gjithçka (qoftë kontrata).

Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, braziliani ka refuzuar disa herë destinacionin bardhezi, por shpresa e fundit mbetet babai i futbollistit, që mund të jetë aleati i “Zonjës së Vjetër”.

Babai i Arthur është ai që merret me aspektin ekonomik dhe këshillat që mund t’I japë sa i përket marketingut dhe kontratës mund të jenë të vlefshme. Sidomos për faktin se do të jetë në qendër të vëmendjes dhe titullar në formacionin e Sarrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit