As Cantona dhe as Neville: Ferguson zgjedh kapitenin e tij më të mirë te Manchester United

1 Dhjetor 2021
15:27
Denis Hakanaj
back button

Sir Alex Ferguson ka zgjedhur kapitenin më të mirë që ka patur gjatë kohës që ka drejtuar Manchester United.

Gjatë prezantimit të filmit për legjendën Bryan Robson, ish-trajneri i Djhajve të Kuq nuk ka patur asnjë dyshim për të zgjedhur atë që për të ka qenë lideri më i mirë mes gjithë yjeve që ka patur në ekip.

Ferguson ka zgjedhur pikërisht Bryan Robson, pavarësisht se gjatë viteve si trajner ka patur personazhe të kalibrit të Steve Bruce, Cantona, Roy Keane, Neville ose Vidic në rolin e kapitenit:

“Ka qenë kapiteni më i mirë që kam patur. Mendoj se në periudhën kur ka qenë tek United, ka qenë lojtari më i mirë. Futbollistët e tjerë e adhuronin. I jepnin llogari dhe ka qenë kapiteni më jetëgjatë i kohës sime”, ka thënë Ferguson.

“Ishte kapiteni i vetëm që i fliste ekipit edhe në fushë dhe nuk duhej të më shikonte ose të merrte leje. Kishte karakter të fortë dhe të gjithë e kuptonin këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit