As De Jong, as De Ligt, Ajaxi zgjedh lojtarin e vitit!

17 Maj 2019
9:50
Eraldo Harlicaj
back button

Ajaxi ka qenë përralla e bukur e këtij sezoni. "Mistrecët holandezë" dominuan gjithçka në shtetin e tyre duke fituar Kupën dhe kampionatin, ndërsa shkuan deri në gjysmëfinalen e Champions League. Klubi historik i Europës u mund nga Tottenhami 1-3 duke shpërdoruar një avantazh prej 2-0. 

Lojtarët që kanë rënë më shumë në sy janë Frenkie de Jong, mesfushori 22-vjeçar që u shit te Barcelona dhe kapiteni 19-vjeçar Matthijs de Ligt. Ky i fundit kërkohet nga shumica e klubeve "big" në Europë. Asnjëri prej tyre nuk është shpallur futbollisti i sezonit, pasi ashtu si një vit më parë ky trofe është fituar nga Hakim Ziyech. 

Marokeni ka shënuar 16 gola në 29 ndeshje në kampionat dhe 5 gola në 17 ndeshje në Champions duke ndihmuar shumë në ecurinë e skuadrës. 26-vjeçari është një tjetër emër që kërkohet me ngulm në merkaton europiane. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit