As Dzeko dhe as Suarez, Juventus kontakton një sulmues tjetër

17 Shtator 2020
17:40
Denis Hakanaj
back button

Jo vetëm edin dzeko dhe Luis Suarez.

Për sulmin e Juventus ekziston një tjetër mundësi dhe nuk bëhet fjalë për një emër të panjohur. Përkundrazi. Qendërsulmuesi i ri për bardhezinjtë mund të jetë një ish-yll i Napoli-t: Edinson Cavani.

Sipas spanjolles Don Balon, Juventus ka kontaktuar lojtarin, i cili është akoma pa ekip pas lamtumirës nga PSG.

33-vjeçari mund të jetë një alternativë e vlefshme në rast se Zonja nuk do të arrijë të marrë asnjërin mes Dzeko-s dhe Suarez-it.

Ish-lojtari i Napoli-t ka marrë kohë për të dhënë një përgjigje brenda 4 tetorit, një ditë para mbylljes së merkatos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit