“AS” e ekzagjeron: Rroga e Neymar te Juventusi, më e lartë se Ronaldo!

19 Gusht 2019
23:32
back button

Gazeta spanjolle “As”, shumë pranë Real Madridit, duket se me bombën që ka lëshuar në orët e vona të ditës së hënë ka shpërqendruar vëmendjen ose më saktë, ka ndikuar në negociatat që po bëhen si nga Real, ashtu edhe Barcelona, për brazilianin e PSG-së.

Veç faktit se Juventusi do të shesë tre futbollistë si Matuidi, Mandzukic dhe Rugani, që do t’i afrohen thuajse 80 mln eurove, oferta pritet të jetë 100 mln euro dhe kartoni i Dybala për PSG. Por, shtyhet edhe më tej teksa shkruan se rroga që do t’i ofrohet Neymar është 37 mln euro, pra 6 mln euro më shumë se sa Ronaldo (31 mln euro).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit