As me huazim e as përgjithnjë, United i “mbyll derën” sulmuesit

12 Qershor 2019
19:37
Telesport
back button

Manchester United nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Real Madrid në lidhje me transferimin e sulmuesit uellsian Gareth Bale në Premier League sezonin tjetër. Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Telegraph”, sipas së cilës drejtori sportiv Ed Woodward ka mbyllur çdo mundësi që sulmuesi 29-vjeçar të luajë në “Old Trafford” sezonin tjetër.

Sipas mediave britanike, trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe menaxheri i klubit janë duke punuar për të sjellë në Manchester sulmuesin Jadon Sancho, që luan me Borussia Dortmund edhe pse ky transferim duket i vështirë për t’u realizuar. Ndërsa emri i Gareth Bale është i padëshirueshëm për “djajtë”, që nuk do të pranojnë asnjë lloj marrëveshje me sulmuesin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit