As Messi dhe as CR7, ja lojtari më i mirë në botë për legjendën e Realit

18 Dhjetor 2018
12:37
Alfred Lleshi
back button

Ish-lojtari i Real Madridit, Míchel Salgado, foli në mikrofonët e “El Partidazo” të “Cadena Cope”. Aty, ai analizoi situatën e ekipit të bardhë, teksa beson se boshllëku i krijuar nga largimi i Cristiano Ronaldos nuk mund të mbushet aq shpejt. Po ashtu, Salgado tha se nuk ishte e nevojshme që Courtois t'i përgjigjej Simeone. Nga ana tjetër, ai mohoi se Messi ishte lojtari më i mirë në histori.

Përgjigjia e Courtois për Simeone: "Mendoj se ai nuk e njeh Real Madridin, ne nuk kemi nevojë t'i përgjigjemi askujt".

Solari duhet të flasë me Isco: "Solari do të duhet të takohet me Iscon dhe të zgjidhë çështjen”.

Messi nuk është më i miri në histori: "Hej, ndaluni, ndaluni! Ne kemi Maradonën dhe topolakun tim, Ronaldon (brazilianin)".

Lopetegui nuk kishte kohë: "Në Madrid nuk të jepet shumë kohë dhe Lopetegui gjeti një situatë shumë të vështirë për ta ndryshuar në një kohë të shkurtër".

Vlen vetëm të fitosh: "Mos prisni që Real Madridi të synojë ndonjë gjë tjetër. Është ekipi më i mirë në botë dhe vlen vetëm fitorja".

Zgjidhja për largimin e CR7: "Real Madridi pa Cristiano Ronaldon është në tranzicion. Portugezi nuk mund të zëvendësohet me një person tjetër, ndaj ndryshimi duhet të jetë në sistemin e lojës”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit