As Messi dhe as CR7, për Muller më i miri është një tjetër

4 Qershor 2020
16:18
Denis Hakanaj
back button

Për Thomas Muller, partneri ideal në sulm është Rovbert Lewandowski.

Ylli i Bayern Munich ka thënë për Goal: “Ndoshta në të kaluarën do të më kishte pëlqyer të luaja me Lionel Messi-n”, ka pranuar gjermani.

“Sepse në gjashtë ose shtatë vitet e para të karrierës sime kam qenë më shumë një sulmues, ndërsa tani jam në formë shumë të mirë dhe jap më shumë asiste”.

“Tani mendoj se do të isha më mirë në sulm me Cristiano Ronaldo-n, por te Bayern kemi ‘Lewan-goal-ski’”, ka thënë Muller duke qeshur. “Mendoj se Robert është pa dyshim opsioni më i mirë për mua”.

“Megjithatë, duhet të them se kam luajtur kundër Messi-t dhe CR7-ës dhe e pranoj se nuk janë futbollistë normalë. Janë të jashtëzakonshëm sepse luajnë gjithmonë në maksimum, por skuadra ka shumë rëndësi”.

“Shumë herë kam fituar dhe humbur kundër tyre. Mbaj mend se në Botëror i kemi mundur të dy për të ose për të arritur në finalet e Champions-it”.

“Për këtë e duam futbollin. Sepse është një sport skuadre. Çdo lojtar i madh ka nevojë për skuadrën”, ka thënë Muller.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit