“As na shkon ndërmend pezullimi përfundimtar i sezonit”

22 Mars 2020
17:14
Telesport
back button

Coronavirus ka pezulluar aktivitetin sportiv anembanë botës. Një nga sportet më të ndjekura është NBA, që po i afrohej fazës finale të sezonit të rregullt para se të ndalej. Drejtuesit e NBA-së thanë se sezoni 2019-2020 do të përfundojë me cdo kusht dhe në një mënyrë apo tjetrën ndeshjet do të luhen.

Shefi i NBA-së, Adam Silver, tha: “Të pezullojmë përfundimisht sezonin 2019-2020 të NBA-së është një ide që nuk e kemi marrë kurrë në konsideratë. Po ekspolorojmë të gjitha opsionet e mundshme për të ecur përpara. Duhet të jemi gati për të ecur përpara kur të jetë momenti i duhur”.

“Është një emergjencë globale dhe gjërat ndryshojnë nga dita në ditë. Për momentin mundohemi të sqarojmë publikun se sa i rrezikshëm është ky virus dhe cfarë të bëjmë për ta mposhtur”, tha Adam Silver.

Aktualisht, 10 basketbollistë të NBA-së kanë dalë pozitivë me coronavirus dhe 9 skuadra kanë kryer testet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit