Nations League

As Neymar, as CR7 e as Messi, sulmuesi i Kazakistanit bëhet shembull i profesionalizmit

Një shembull i profesionalizmit në fushë e blertë na erdhi nga Kazakistani, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.

Të gjithë e dimë se kur një prej lojtarëve dëmtohet, aq më tepër në minutat e fundit të ndeshjes, janë të prirur të rrokullisen disa herë në fushë duke pritur ndërhyrjen e mjekëve. Por një panoramë e tillë nuk është parë në “Astana Arena”.

Gjatë ndeshjes Kazakistan- Letoni, e cila përfundoi 1-1, sulmuesi kazak Murtazaev ka tërhequr vëmendjen e të gjithë tifozëve në minutën e 80 të këtij takimi. 26-vjeçari u pa teksa po zvarritej në fushë për të dalë jashtë vijave kufizuese të saj, në mënyrë që loja të vazhdonte. Ndeshja ishte barazim, rezultati ishte vulosur që në pjesën e parë, dhe Murtazaev edhe pse i dëmtuar rëndë, zgjodhi të largohej mes shumë sforcove. Nuk priti ndihmën mjekësore që do t’i kishte kushtuar shumë skuadrës së tij, edhe pse goli i fitores nuk erdhi.

Një gjest që rrallë se e shohim në stadiumet e mëdha ku luajnë yje botëror. Mjafton të kujtojmë Neymar në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” për të kuptuar diferencën e madhe mes tyre. Raste të shpesh vlejnë për të kuptuar se një lojtar i madh nuk është vetëm ai që paguhet miliona euro, por edhe si Murtazaev…Në një lojë e cila luhet si skuadër, pikërisht skuadra duhet të jetë në plan të parë dhe jo individi, edhe në raste “ekstreme”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Kroëd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Kroëd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Nations League