As Osijeku nuk fal Grezdën, dënim shembullor nga klubi!

5 Qershor 2020
18:08
Eraldo Harlicaj
back button

Eros Grezda ka qenë kryefjala e mediave kroate, pasi u përfshi në një sherr pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës. Osijeku humbi kundër Rijekës me rezultatin 3-2 dhe gjakovari nuk e kapërdiu diçka të tillë.

Ai goditi pas ndeshjes lojtarin kundërshtar, Antonio Colak. Ky i fundit mori një goditje në kokë, ndërsa e gjithë skena u kap nga kamerat e sigurisë dhe u reklamua nga delegati i ndeshjes. Federata kroate vendosi që Grezda të dënohet me 4 ndeshje pezullim.

Osijeku nga krahu tjetër nuk ka qëndruar duarkryq dhe pasi e mbrojti shqiptarin e ka dënuar. Një penalizim shembullor që do t’i djegë shumë lojtarit, pasi do t’i hiqet 20% e rrogës vjetore shkruajnë mediet kroate. Grezda është në telashe, pasi karriera e tij momentalisht është në udhëkryq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit