“As që e ëndërroja një gjë të tillë”, Arteta: Është fantastike

30 Nëntor 2023
17:18
Denis Hakanaj
back button

Shumë i kënaqur me atë që pa në fitoren 6-0 të Arsenalit ndaj Lens në Champions League, Mikel Arteta foli për skuadrën e tij.

Në veçanti, trajneri i Topçinjve foli për kalimin në fazën e 1/8-ave të kompeticionit si “një ëndërr e realizuar”.

“As që e kisha ëndërruar një gjë të tillë! Ne patëm shansin të kualifikoheshim dhe të ishim të parët në grup dhe mendoj se e bëmë bindshëm përballë një ekipi shumë të mirë”, tha trajneri spanjoll i Arsenalit.

Më tej, Mikel Arteta shtoi:

“Që në fillim skuadra tregoi shumë agresivitet dhe vendosmëri. Në 30 minutat e para gjithçka shkoi mirë, ne e fituam ndeshjen në atë moment. Është fantastike të fitosh në këtë mënyrë.

“Mendoj se qëndrueshmëria që treguam në shtëpi, duke mos pësuar gol dhe duke shënuar shumë, ishte një faktor vërtet pozitiv.

“Këta lojtarë kanë nevojë për këto eksperienca dhe për të besuar se mund të mposhtim çdo kundërshtari”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit