As Ramos dhe as Van Dijk, makthi i Messi-t është një i panjohur

14 Janar 2020
15:08
Denis Hakanaj
back button

Lionel Messi ka zbuluar emrin e kundërshtarit më të keq me të cilin është përballur dhe është një emër befasues. Zgjedhja e argjentinasit është Pablo Maffeo, mbrojtës i ri spanjoll, i cili u kthye në një makth për Pleshtin në një ndeshje të luajtur mes Barcelona-s dhe Girona-s në 2017-ën. 

“Kundërshtari më i keq? Pablo Maffeo”, ka thënë Messi në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të La Liga-s. Ka qenë shumë i ekzagjeruar”.  

Një përgjigje befasuese që i ka rrënjët në atë ndeshje Barcelona-Girona të luajtur në 2017-ën dhe të fituar 3-0 nga katalanasit. Jo vetëm sepse argjentinasi nuk ka shënuar, por edhe për mbulimin e ashpër që i ka bërë Maffeo atij për 78 minuta, deri në momentin që është zëvendësuar. 

Një mbulim fizik dhe mbytës, që Messi është munduar ta shmangë në çdo mënyrë. Edhe duke folur me kundërshtarin. “Më ka pyetur sa vjeç isha dhe nëse isha huazuar nga Manchester City”, ka thënë 22-vjeçari Maffeo pas ndeshjes. “Kemi folur sepse i kam qëndruar afër gjatë gjithë kohës”. 

Një teknikë kjo që nuk është pëlqyer aspak nga Messi, i cili është shfryrë direkt me kundërshtarin, siç i ka thënë vetëm Maffeo një shoku të skuadrës: “E di çfarë më ka thënë? Që të luash kështu është një mut”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit