As Reali, as Barça dhe as CR7…; Wenger befason me dy favoritët e Champions-it

3 Gusht 2020
11:31
Alfred Lleshi
back button

Manchester City dhe PSG duhet të konsiderohen dy favoritët kryesorë për fitimin e Ligës së Kampionëve të këtij viti, sipas Arsene Wenger. Ky kompeticion rifillon këtë javë, pesë muaj pasi u ndal në raundin e 1/8 finale, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ende janë katër sfida kthimi të këtij raundi për t’u luajtur, ku spikat Manchester City-Real Madrid në “Etihad Stadium”, të premten, përpara se gara të transferohet në Lisbonë për një mini-turne me “nokaut” mes tetë skuadrave. Kësaj here, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do të zhvillohen me ndeshje teke (pa kthim), përpara finales së të dielës së 23 gushtit.

Manchester City ka epërsinë 2-1 ndaj “Los Blancos”, pas ndeshjes së parë në “Santiago Bernabeu”, luajtur në shkurt. PSG, ndërkohë, e ka siguruar vendin ë çerekfinale, pasi mposhti Borussia Dortmund (3-2, rezultati total), para mbylljes prej Covid-19. Kampionët francezë, si Manchester City, nuk e kanë fituar kurrë Ligën e Kampionëve, me pronarët e të dyja klubeve të dëshpëruar për të siguruar trofeun e famshëm si shpërblim për investimin e tyre të jashtëzakonshëm financiar.

Wenger, i cili aktualisht punon në FIFA, beson se të dyja palët duhet të konsiderohen favorite për Champions-in e këtij viti, përpara Bayern Munich, Juventus, Atletico Madrid dhe Barcelona. “Kur jeni duke luajtur një ndeshje kundër Atalantës ose Atletico Madridit, gjithçka mund të ndodhë. Por, për mua, Manchester City dhe PSG janë dy favoritët, për sa i përket potencialit të tyre”, – tha francezi për “Evropa 1”.

Pavarësisht se i drejtoi ata për lavdi europiane, Wenger ndjen se skuadra e PSG është në fakt më e dobët sesa disa vite më parë: “Ndiej se parizienët janë disi më pak të fortë se tri ose katër vite më parë.””Për sa i përket formacionit të tyre, ata ishin ndoshta pak më të plotë tri deri në katër vite më parë, në të gjitha pozicionet.

Konkurrenca ishte gjithashtu më e fortë. Por, unë mendoj se ka pasur një rënie të përgjithshme të cilësisë së futbollit europian. Manchester City dhe PSG janë akoma ndër dy ose tre më të mirët në Europë. Ne nuk duhet të kërkojmë arsye të rreme pse PSG nuk e ka fituar ende Ligën e Kampionëve. Edhe Real Madridi nuk e fitoi atë nganjëherë, për 10 deri në 15 vite, pastaj e fituan tri herë radhazi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit