As Ronaldo, as Lukaku, çmimi i lojtarit më të mirë shkon tek Atalanta!

23 Tetor 2020
21:10
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Atalantës, Alejandro Gomez, është shpallur lojtari më i mirë i shtatorit në Serie A. Kapiteni i bergamezëve do të marrë çmimin në ndeshjen ndërmjet Atalantës dhe Sampdorias.

“Sulmuesi i Atalantës, Alejandro Gomez, do të marrë çmimin si lojtari më i mirë i muajit shtator në sezonin Serie A TIM 2020/21”, – shkruan Liga e kampionatit italian.

Gomez ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asiste në dy ndeshjet e para të Serie A. Ai ka luajtur ndaj Torinos dhe Lazios në shtator.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit