As Rooney as Ronaldo, Greenwood zbulon idhullin e tij

13 Shkurt 2020
19:02
back button

Mason Greenwood ka zbuluar se kërkon të jetë si Robin van Persie një ditë. 

18-vjeçari është krahasuar me ish-sulmuesin e Manchester United për stilin e lojës këtë sezon. 

“Më pëlqejnë duelet, më pëlqen të bëj finte. Njerëzit mendojnë se jam i ngjashëm me Van Persie, kështu që edhe unë dua të bëhem si ai një ditë.”

Ylli 18-vjeçar ka bërë vetëm dy paraqitje si titullar në Old Trafford këtë sezon, por ka shënuar 10 gola në 32 paraqitje në të gjithë kompeticionet. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit