“AS” zbulon të ardhmen e Hazard te Real-i

6 Dhjetor 2018
10:57
back button

Sipas të përditshmes spanjolle “AS” Real Madrid-i ka një marrëveshje me belgun e Chelsea-t, Eden Hazard, për një transferim nga Chelsea në merkaton e verës. 

Ka pasur një “flirt” mes klubit dhe mesfushorit me tipare sulmuese të bluve, ndërsa ekipi i Premier League-s po insiston në firmosjen e një rinovimi kontrate që e bën Hazard lojtarin më të shtrenjtë të historisë së klubit, me një pagë prej  £300.000 në javë, duket se belgu e ka ndarë mendjen për të shkuar në Madrid. 

Sigurisht që Chelsea nuk do ta lërë lojtarin aq lehtë, kështu sipas “AS” ata do të kërkojnë 170 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin, tarifë që Real-i nuk do ta paguajë për një lojtar që është në vitin e fundit të kontratës së tij duke përfshirë edhe lejimin e Kovacic për të qëndruar atje. 

Aktualisht Kovacic, që është dhënë në formë huazimi të kampionët e Premier Leagues, nuk dëshiron të kthehet në Bernabeu pas përfundimit të marrëveshjes këtë verë dhe Chelsea dëshiron ta mbajë. 

Raportet në Angli thonë që politikat e Chelsea-t, lejojnë vetëm kontrata 1-vjeçare për lojtarë mbi të 30-tat. Hazard mbush 28 më 7 janar të këtij viti dhe po i afrohet të 30-tave.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit