Asani: “Ja dalim atje, por ja çfarë duhet të ndryshojmë…”

10 Korrik 2019
20:09
back button

Jasir Asani është besimplotë se pas testit të parë të kaluar me sukses këtë të mërkurë në Tiranë, me atë barazim pa gola të regjistruar ndaj Qarabag, skuadra e Partizanit do të arrijë të kualifikohet për në turin tjetër të UEFA Champions League, duke mundur kundërshtarin në shtëpinë e tij në Azerbajxhan.

“Ndeshje shumë e vështirë për ne. Kemi dhënë maksimumin ndaj një ekipi të madh si Qarabag. Besoj se në ndeshjen e kthimit do t’ja dalim atje patjetër”, u shpreh futbollisti i të kuqve.

“Fusha ndikoi pak për shkak të rreshjeve. Jemi të kënaqur dhe të lumtur me rezultatin. Jemi besimplotë se do t’ja dalim në ndeshjen e kthimit”, deklaroi protagonisti kryesor në lojën ofensive të Partizanit.

“Në ndeshjen e kthimit mendoj se duhet më shumë përgjegjësi të kemi ne sulmuesit, sepse sot kemi patur shanset për të shënuar, sidomos unë e Çinari”, përfundoi Asani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit