Asani motivon të kuqtë: Shanse të barabarta, mund të kualifikohemi

15 Korrik 2019
16:44
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani, ka folur para ndeshjes me Qarabag-un. I riu foli për "Supersport" duke treguar emocionet e sfidës dhe ka treguar se "Demat e kuq" i kanë të gjitha mundësitë për t'u kualifikuar. 

“Jemi stërvitur pa ndërprerje. Na pret një takim shumë i vështirë. Shpresoj që më ndihmën e stafit dhe djemve t’ia dalim në Azerbajxhan. Do të bëmë maksimumin për këtë”.

“Në minutat e para do t’i presim, pasi Qarabak ka një super skuadër dhe ne duhet t’i sulmojmë me kundërsulm. Mendoj se kualifikimi është 50 me 50, edhe ne kemi skuadër shumë të mirë, përse mos t’ia dalim. Nuk ka rëndësi kush do shënojë golin vetëm të fitojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit