Asano, japonezi i Gjermanisë që u bë italian për një fake news dhe që pyeti “çfarë është një Hansi Flick?”

24 Nëntor 2022
17:02
Denis Hakanaj
back button

Bundesliga jep, Bundesliga heq. Dhe për zotin Hansi Flick, trajnerin e Gjermanisë, nuk ka asgjë më të vërtetë. Trajneri, i cili u bë i madh kur Bayern Munich e katapultoi atë në ekipin me të cilin fitoi një triplete legjendar, futi në fushë tetë lojtarë nga kampionati gjerman kundër Japonisë (vetëm Rudiger, Gundogan dhe Havertz ishin “të huajt” në formacionin titullar) dhe më pas dërgoi pesë të tjerë në fushë me zëvendësimet e tij.

Dhe në fund të fundit ai kishte pothuajse të drejtë, sepse në fund ishin dy lojtarë që luajnë në Bundesligë ata që vendosën ndeshjen. Sa keq që Ritsu Doan dhe Takuma Asano ishin në fushë me fanellën e Japonisë.

Asano, japonez nga Gjermania – Dhe mes të dyve, historia më e çuditshme është në fakt ajo e Asano, sulmuesi i Bochum-it, i cili pasi luajti në vendlindjen e tij dhe u transferua tek Arsenal gjeti shtëpinë e tij të dytë në Gjermani.

Stuttgart, Hannover, më pas dy vite në Beograd te Partizani dhe në fund Bochum, i cili e mori me kosto zero në vitin 2021 për rikthimin e madh në Bundesliga.

Japonezi nuk shënon shumë, duke pasur parasysh se në 61 ndeshje në kategorinë kryesore të futbollit gjerman ka shënuar vetëm 4 herë dhe po aq herë ka dërguar në rrjetë një shok të skuadrës me një asist.

Por goli i tij kundër Gjermanisë, një kontroll dhe gjuajtje pas traversës, e denjë për Benzema-në më të mirë, ngjalli kuriozitet të jashtëzakonshëm ndaj tij.

Mes lajmeve të rreme dhe… “çfarë është Hansi Flick?” – Dhe gjithashtu disa lajme të rreme, po të kemi parasysh se falë një shakaxhiu italian, faqja e tij në Wikipedia në italisht për disa orë shpjegoi se Asano ishte rritur pranë Ternit, qytet në Itali, dhe për këtë arsye do të quhej “ternano” ne atdheun e tij dhe se kishte luajtur edhe me ekipin e të rinjve të Rietit.

Asgjë e vërtetë, sepse 28-vjeçari është rritur në prefekturën e Mie dhe pseudonimi i tij i vërtetë është “jaguar”. Por ka diçka të veçantë (dhe shumë të vërtetë) tek ai. Disa muaj më parë, Asano nuk e kishte idenë se kush ishte Hansi Flick.

Në të vërtetë, se “çfarë” ishte një “Hansi Flick”, për të qenë të saktë. Në prill, ZDF e ka intervistuar pas një ndeshje dhe i kishte shpjeguar se në tribunë ishte edhe trajneri i Gjermanisë.

Por me sa duket emri i trajnerit të Die Mannschaft nuk është i njohur për japonezët, të cilët menduan se ishte…diçka dhe me shumë mirësjellje pyetën “Çfarë është Hansi Flick?”.

Kur ia shpjeguan, ai ka qeshur. Gjë që sigurisht nuk e ka bërë trajneri gjerman. Që nga e mërkura e di shumë mirë se kush (apo çfarë) është Takuma Asano…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit