Asensio: Ne jemi favoritë në La Liga, ndërsa në Champions…

23 Tetor 2020
17:26
Denis Hakanaj

Pavarësisht momentit delikat, Marco Asensio, futbollist i Real Madrid, beson te grupi dhe te mundësia për të bërë një sezon shumë të mirë.

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në kampionat dhe Champions, Los Blancos nuk do të paraqiten në mënyrën më të mirë në Clasico-n me Barcelona-n. Por kjo nuk e shkurajon spanjollin.

Duke folur në një lidhje direkte në rrjetet sociale me influencer-in spanjoll DjMariio, Asensio ka folur për ecurinë e tij atë që pret të arrijë me fanellën e Real-it:

“Shumë klube janë interesuar për mua në merkaton e fundit, por unë kam dashur gjithmonë të vishja fanellën e Real Madrid. Dua të fitoj këtu, kam besimin e Zidane, por duhet ta tregoj në fushë vlerën time”.

Në lidhje me fushën dhe vështirësitë e Real-it:

“Favoritë në La Liga? Kemi një nga skuadrat më të mira në botë që drejtohet nga një trajner i madh. Champions? Favorit është Bayern Munich. Janë kampionët në fuqi që duhen mundur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit