Ashtu si Lukaku dëshiron të largohet nga Chelsea, kampionët e Italisë provojnë goditjen e madhe

25 Qershor 2022
8:37
Alfred Lleshi
back button

Nga Londra në Milano. Kjo ka shumë të ngjarë të jetë rruga e Romelu Lukakut, i destinuar të kthehet në anën e zikaltërve, por e njëjta gjë mund të jetë edhe për Hakim Ziyech.

Në rastin e marokenit, në Milano po e kërkojnë kuqezinjtë. Siç raporton ‘Sky Sport’, Milani po studion lëvizjet dhe do të bëhen gati për t’i dhënë Stefano Piolit një përforcim cilësor.

“Goditja” stimulohet edhe nga vetë lojtari dhe vullneti i tij, që përkon me lamtumirën nga Chelsea, ku nuk ka pasur hapësira aktivizimi.

Interesi i Milanit është konkret dhe, nga ana e Ziyech, ka një gatishmëri për të negociuar, për të gjetur një marrëveshje për pagën, e cila në Angli dëshmohet 5.8 milionë euro.

Klubet, gjithashtu duhet të arrijnë mirëkuptim për formulën e një transferimi të mundshëm. Gjithçka mund të lehtësohet nga marrëdhëniet e mira mes dy pronarëeve të klubeve, tashmë të dy amerikanë.

Ashtu si Lukaku, Ziyech është pjesë e rrethit të të pakënaqurve te Chelsea, ku ai nuk ishte në gjendje të përsëriste plotësisht paraqitjet e shkëlqyera, të ofruara në ditët e Ajax.

Për të, 8 gola në 44 ndeshje në sezonin e fundit, të mbyllur me zero tituj dhe shumë keqardhje si pjesë e bluve të Londrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit