Asist magjik që në debutim për Fabregas, Henry tërbohet me sulmuesin (Video)

14 Janar 2019
13:35
back button

Cesc Fabregas e nisi aventurën me Monaco duke debutuar si titullar që në ndeshjen e tij të parë në Francë. Ndeshja kundër Marseille përfundoi në barazim 1-1 dhe skuadra nga principata renditet sërish në vend të parafundit me 14 pikë.

Për mesfushorin spanjoll ishte një ndeshje e mirë, që mund të ishte konkretizuar me një gol të bukur nëse Tielemans nuk do të shpërdoronte pasimin perfekt të tij. Me një prekje të thjeshtë në dukje, Fabregas e nxjerr para porte sulmuesin, i cili nuk godet me të parën dhe humbet mundësinë për të shënuar.

Trajneri Henry tërbohet nga jo mundësi e humbur, duke e kritikuar ashpër lojtarin e tij për shansin që shpërdoroi, ndoshta francezi mendon kohën e tij kur luante në fushë dhe kurrsesi nuk do e falte një mundësi të tillë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit