Asistuesi i sezonit në 5 ligat kryesore, e pabesueshme kush kryeson…

7 Korrik 2020
12:20
Alfred Lleshi
back button

Dje ju njohëm me golashënuesit më të mirë të momentit në pesë ligat kryesore europiane të futbollit (Spanjë, Angli, Gjermani, Itali dhe Francë). Në dy prej tyre verdikti është përfundimtar, sepse kampionatet kanë mbaruar. Më konkretisht, Ligue 1 nuk rifilloi pas pandemisë së Covid-19, ndërsa Bundesliga ka përfunduar së fundi.

Sot po ju bëjmë me dije asistuesit më të mirë në këto liga, ku dy prej tyre janë të mbyllura për këtë edicion, sikurse i përmendëm më lart. Bie në sy që Thomas Muller i Bayern Munich qëndron jo vetëm mbi të gjithë në Bundesligë, por edhe në “top 5” e kontinentit. Ai ka dhënë 21 asiste në total. Pra, bavarezët kanë për momentin golashënuesin dhe asistuesin më të mirë në kampionatet elitare të Europës: Lewandowski dhe Muller.

Në vendin e dytë qëndron Messi, me 19 asiste, më shumë se kushdo tjetër në La Liga, pastaj viojnë me radhë De Bruyne me 17 asiste, Di Maria me 14 asiste dhe Luis Alberto po me 14 asiste. Argjentinasi i PSG nuk mund ta rrisë këtë shifër, ndaj do të mbetet në këtë kuotë në renditjen përfundimtare, ashtu si Thomas Muller. Mundësi përmirësimi ka për të tjerët, qoftë në renditjen e ligës përkatëse, qoftë atë europiane.

21 asiste – Thomas Müller | Bundesliga
19 asiste – Messi | La Liga
17 asiste – De Bruyne | Premier League
14 asiste – Di Maria | Ligue 1
14 asiste – Luis Alberto | Seria A

Dy anët e medaljes, garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Europë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit