“Askush nuk do ta mbajë mend titullin e fituar nga Liverpool-i”

28 Maj 2020
16:50
Denis Hakanaj
back button

Kapiteni i Watford-it, Troy Deeney, beson se titulli që Liverpool-i mund të fitojë në këtë sezon do të njolloset nga pandemia e coronavirus.

Të Kuqtë kryesojnë Premier League me një avantazh prej 25 pikësh dhe kanë qenë vetëm dy fitore larg sigurimit të titullit para se ndeshjet të ndaleshin në mars.

Premier League pritet të rifillojë më 17 qershor, por Deeney mendon se integriteti i këtij sezoni është cënuar.

“Mendoj se ky sezon nuk ka më integritet”, ka thënë sulmuesi i Watford për CNN. “Më vjen keq për Liverpool-in, që e meriton titullin, por ky do të jetë jë vit i njollosur nga pandemia. Nuk do të jetë viti kur Liverpool-i fitoi kampionatin pas 30 vitesh”.

“Më vjen keq për ata, por nuk mund të thuhet se integriteti i kampionatit ka mbetur i paprekur. Është si të vraposh në një maratonë, të ndalosh për dy muaj dhe më pas të bësh një sprint në metrat e fundit”, ka thënë Deeney.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit