Askush nuk e ka arritur më herët këtë, Liverpool bëhet klubi i parë në botë

22 Janar 2019
12:15
Alfred Lleshi
back button

Sezonin e kaluar, Liverpool-i i Jürgen Klopp ka siguruar më shumë të ardhura (para të hyra). Ekipi anglez arriti të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev, pavarësisht humbjes ndaj Real Madridit. Sikur të mos ishte kjo e mjaftueshme, 160 milionë euro u përfituan nga shitja e brazilianit Phillipe Coutinho te Barcelona. 

Të gjitha këto e kanë bërë Liverpool-in, klubin e parë në botë, që regjistron fitime në shumën e më shumë se 100 milionë eurove. Këtë gjë e ka konfirmuar sot “Daily Mail”. 

Deri më tani, askush në botë nuk e kishte kapërcyer këtë “barrierë”. Në fakt, Leicester City është klubi që mbante rekordin deri më tani në këtë drejtim, me 92.5 milionë euro të ardhura në sezon (2016-2017).

UEFA beson se rekordi i këtij klubi anglez do të thyhet nga Liverpool, kur shumat e sakta të bëhen zyrtare në fillim të marsit Pra, përfitimet e “Reds” nuk janë të njohura në këtë kohë. Sidoqoftë, rritja do të jetë shumë e dukshme. Ndërkohë, përmes produktit në dushën e blertë, Jurgen Klopp kryeson Premier League aktualisht, me 60 pikë, përpara Manchester City. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit